Në emisionin “Real Story”, në ABC News, Dashnor Sula, komentoi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me një fitore të thellë të Partisë Socialiste.
E megjithatë në dalje të tij, kreu i PD Sali Berisha nga ana e tij, tha se i kanë vjedhur votat.
Sula u shpreh se Berisha duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
“Situata në PD është më zi, as në ’97 nuk ka qenë. Sepse nuk ishte në kushte normale dhe kishte kuptim edhe argumenti. Sot në 2025 të vazhdosh të thuash se na i vodhën, në një kohë kur përpara ditën e votimeve, ishin deklarata, pranverë, apo verë e dytë apo fitore e sigurt. Tani del edhe thotë i vodhi. Të isha unë si Berisha, do thoja që të mbyllej këtu dhe mos zgjatej më numërimi i votave të Diasporës.
/abcnews.al/