Rama firmos “Memorandumin II” të Kuçit: Më 11 maj, PS lëviz midis 78 dhe 88 mandateve

schedule14:26 - 8 Maj, 2025

schedule 14:26 - 8 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama bëri në Kuç të Vlorës parashikimin për zgjedhjet e 11 majit.

Ashtu si 4 vite më parë, kreu i qeverisë ka bërë parashikimin për mandatet që do të marrë mazhoranca. Rama deklaroi se PS do të marrë 78-88 mandate.

Sipas tij, minimumi është 74 mandate ku bëri një parashikim për Dibrën, Shkodrën, Fierin dhe Elbasanin që do të ketë 1 mandat plus. Kjo e çon në 78 mandate. Sipas parashikimit të Ramës, mandate të mundshme, pra me shanse 50 për qind janë nga një mandat në qytete si Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe 2 në Tiranë.

Kjo e çon totalin në 88 mandate në favor të socialistëve. Sipas tij, PS lëviz midis 78-88 mandate./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!