Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama – Farage: Kur del nga BE flet gjepura! Kryeministri: Shqipëria, në rrugën e duhur drejt integrimit

schedule23:03 - 16 Shtator, 2025

schedule 23:03 - 16 Shtator, 2025

Edi Rama ka replikuar sërish në distancë me politikanin britanik Nigel Farage.

Përpara studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh, kryeministri hodhi poshtë akuzat për shqiptarët ndërsa foli për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

“Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë po, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE, flet shumë gjepura.

Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh.”

Duke sjelle këtë shembull, Rama tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

“Falë Zotit ekziston BE. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën dhe Bashkimin Europian. Më shumë se integrim është zgjerim. Mos harroni që BE është realiteti i parë në historinë e hartave me dy kufij; një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani, si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë, jam i sigurt që Federica (Mogherini) është më e lehtësuar sepse e la Brukselin me një premtim të brendshëm për të mos u kthyer kurrë dhe erdhi në Bruzh për të gjetur strehë në sytë e një brezi të ri.”

Sipas Ramës, Europa duhet të projektojë një rrugë te qartë për ribashkimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!