Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka udhëtuar në drejtim të qarkut të Dibrës ku është takuar me mbështetësit e tij në Mat dhe Në Klos për besimin që I dhanë Partisë Socialiste dhe zgjodhën në krye të bashkive kandidatët e tyre.
Rama është shprehur se e rëndësishme është që tashmë të zerohet çdo gjë që është bërë më parë nga kryebashkiakët socialist, dhe puna në çdo bashki të nisë nga fillimi.
Kreu i qeverisë ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen për të gjithë dhe ka kërkuar që të respektohet çdo qytetar pavarësisht bindjes politike që ai ka.
“Kemi ardhur që të falenderojmë për votën që na dhatë, ju e bëtë detyrën tuaj dhe tashmë na takon ne që të bëjmë punën tonë. Na dhatë besimin tuaj për të vijuar punën tonë. Ne do të bëjmë çmos që edhe bashkitë që i kemi qeverisur demi më tani kanë shumë për të bërë. Në këtë moment ato shumëzohen me zero dhe jemi këtu për të thënë se Agroni duhet që të bëjë më shumë për ta çuar në një nivel tjetër marrëdhënien me njerëzit dhe komunikimin me të gjithë. Ne nuk e dimë kush janë ato që kanë votuar, shumë si kemi takuar dhe nuk dimë për kë kanë votuar, asnjë i djathtë dhe ai që del hapur PD duhet që të respektohet se mund të ketë votuar për ty. Është e rëndësishme që ne të bëjmë punën dhe nuk duhet që të gjejmë një punë për dikë, por çdo pune atë që I duhet punës, do të marrim iniciative për të bërë bashki më të hapura për të pasur më shumë ndërkomunikim me qytetarët për të kujtuar se në këto problem jemi të gjithë bashkë dhe duhet që të jemi të drejtpërdrejtë. Pse mund të bëhet e pse jo. Sa më të hapur dhe të drejtpërdrejtë të jemi do të krijojmë sensin e një familje, që dhe pse m und të jenë në një drejtim tjetër do të bashkëpunojnë”, ka thënë Rama.
Ndërkaq kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit PS ka fituar 53 bashki, ku në Klos është shpallur fituese Valbona Kola dhe në Mat Agron Malaj. /abcnews.al