Rama: Edhe pak Rruga e Kombit dhe Fieri do të lenë pas të shëmtuarën

schedule13:02 - 20 Gusht, 2019

schedule 13:02 - 20 Gusht, 2019

Kryeministri Edi Rama i vë përballë investimet e qeverisë të gjithë atyre që e akuzojnë apo e kritikojnë se në 6 vitet e fundit nuk ka patur vëmendjen ndaj qytetarëve. Në rrjetet sociale kreu i mazhorancës ka bërë publike fotot nga punimet që po kryhen në rrugën e Kombit dhe  në Bashkinë e Fierit.

Këtë përgjigje i jep kryeministri Edi Rama akuzave se në këtë vend nuk është bërë asgjë. Rruga e Kombit është një prej punëve në rrugë të mbarë shkuarën kryetari i qeverisë.

“EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”.

Pritja nuk do të zgjasë shumë sipas kryeministrit as për banorët e Fierit. Me foto krahasuese të djeshmes dhe të sotmes sqaron se dy kohët nuk i ndajnë vetëm ngjyrat.

“EDHE PAK… dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha mosha”.

Investimet që kanë nisur e janë drejt përfundimit në Fier kanë të bëjnë me rehabilitimin e lumit të Gjanicës dhe transformimin e dimensionit urbanistik të qendrës së qytetit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!