Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në përkujtim të 553-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, 17 Janar 1468.
Kreu i qeverisë ka postuar një video nga Memoriali i Skënderbeut, ndërsa shkruan “Mirëmëngjes dhe në këtë ditë përkujtimore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ju uroj një të dielë të bukur”.
Memoriali i Skënderbeut është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar./ db/Abcnews.al