Pikërisht në këtë ditë, Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë ata që po shfrytëzojnë guroret në Malin e Tomorrit. Duke iu uruar Ditën e Pelegrinëve besimtarëve bektashinj, përmes një mesazhi dhe një video nga Tomorri, të publikuar në FB, kreu i qeverisë paralajmëron se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.
“MIRËMËNGJES këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista” – shkruan Rama- i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur. /ABC News Albania 24/7