Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, kryeministrat Rama e Haradinaj kanë shkuar në Prekaz ku kryen homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ata vizituan shtëpinë e heroit të Kosovës dhe vendosën lule në memorialin e martirëve të familjes Jashari. Nga shtëpia e Jasharëve kryeministri Rama tha se nuk ka vend më të përshtatshëm për t’iu uruar të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspirojë çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar në Europën e Bashkuar”. /abcnews.al