Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte e ka nisur me një postim nga punimet në godinën e qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë.
Sipas kreut të qeverisë kjo është një ndërtesë dhe brenda saj do të ketë një hapësirë të madhe të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale.
“Drejt përfundimit ndërtimi i Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë.
Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale.
?⚠️ Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al