Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i vaksinimit do të përfundojë brenda 14 muajsh. Ai tha se qeveria është në pritje të konfirmimit të marrëveshjen me AstraZenecën për 360 mijë doza vaksine. Numri një i qeverisë theksoi se do të vaksinohen të moshuar që janë personalitete ndërsa u zotua se brenda javës do të përfundojë vaksinimi për 1000 të moshuar.]
“Brenda javës vaksinojmë 1000 të moshuar. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet ti mbajmë me gjithçka mundemi sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur ndahen nga jeta e të mbajmë fjalime. Presim nga dita në ditë kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinës Astrazeneca. Dje kemi pasur një kontakt nga një shtet mik. Dhe aty kemi shpresë realistë që do të kemi një sasi tjetër.
Mbetemi të bindur që vaksinimi i popullatës të realizohet brenda 14 muajsh të kemi kryer vaksinimin. Kur erdhën vaksinat në fillim dhe nuk i priti njeri ju e hapët syrin shumë fort dhe thatë pse vijnë fshehurazi, këta po sjellin vaksina false. Kur shkojmë është e kundërta. Duke qenë se njerëzimi nuk e zgjidhi kurrë dilemën çfarë uji t’i japë gomarin unë kam vendosur të bëjë atë që është e drejtë. Gomari jam unë se unë mbaj ngarkesën”, u shpreh Rama./mv.abcnews.al