Rama: Do ulim moshën e policisë, më të vjetrit shkojnë te Illyrian Guard

schedule12:15 - 9 Nëntor, 2021

schedule 12:15 - 9 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet ulur edhe më shumë mosha e efektivëve të policisë. Më të vjetrit Rama tha se do të spostohen me të njëjtin status në Illyrian Guard, një institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Në 2013 kishim 2 të dhëna për policinë, një që policia isht2 se 70% e mjeteve të saj motorike ishin jashtë përdorimit.E dhënë tjetër që kishte moshën më të lartë me diferencë në raport me rajonin. Është ulur mosha  e policisë së shtetit, por duhet ulur edhe më shumë. Duhet rishikuar raporti mes policisë së shtetit dhe Illyrian Guard duke vendosur në dispozicion të tyre bashkëpunim që në një moshë të caktuar efektivët pa e humbur statusin të spostohen për të bërë një punë më të lehtë në Illyrian Guard në varësi të Ministrisë së Brendshme”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të buxhetit të shtetit për vitin 2022 për Ministrinë e Brendshme, Rama shtoi se do të bëhet një diferencim mes atyre që punojnë pranë vendbandimit të tyre dhe atyre që punojnë larg shtëpisë. Kreu i qeverisë u shpreh se përgjatë gjithë këtij mandati, çdo vit do të rriten pagat për të gjithë punonjësit e policisë, por po ashtu edhe bonuset për ata që punojnë larg vendbanimit. be.k/abcnews.al