Rama: Do të ndihmojmë Kosovën për vaksinën Covid, ambientin ku e ruajmë e prezantojmë të mërkurën

schedule12:25 - 11 Janar, 2021

schedule 12:25 - 11 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama nga ambientet e stadiumit kombëtar ku do të nisë dhe fushata e vaksinimit këtë të hënë është shprehur se përveç dozave të para të marra nga një vend i BE-së që nuk e bën publik janë në bisedime dhe me tre vende të tjera që ai sërish thekson se nuk  mund të tregojë emra.

Rama është shprehur se në këtë fushatë vaksinimi nuk do të lënë pas Kosovën, dhe do të bëjnë të mundur ndarjen e parë të dozave në momentin më të afërt.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pasnesër do të bëjnë të mundur dhe prezantimin e ambienteve që po ruhet vaksina.

LEXO EDHE: “Dokrrat me çipa janë qesharake”, Rama: Do të vaksinohem sot, procesi nis në orën 15:00

Nëse një vend merr X doza dhe nuk mund të ezaurojë dozat që ka mund të linte një pjesë për vendet e rajonit dhe për këtë mund të thoshte se kaq doza vendet do të marrin dozat e para për mjekët e infektivit. Ne ato që ne kemi një dozë do ja çojmë Kosovës nuk mund të harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz dhe i pari është solidariteti kështu që në këtë situatë ne kemi bërë më të mirën dhe e kemi bërë mirë, se vendet e tjera përjashto Serbinë që ka proceduar në të njëjtën mënyrë, Kosovën nuk do e lëmë veç, është në bisedime me Covax ne nuk ja qajmë hallin por ta qajmë patjetër që po.

Përsa i përket zhdoganimit procesi ka filluar ditën e premte dhe st në orën 9 është kryer si proces për shkak të hapave që duheshin ndjekur, pasi vendi ka kërkuar konfidencialitet. Në një ditë të caktuar shpresoj që unë të kem mundësinë që ta falenderoj atë vend, dhe tre vendet e tjera kanë kërkuar të njëjtën gjë, për një arsye të thjeshtë pasi nëse një vend e bën këtë për Shqipërinë nuk do që disa vende të tjera ti thonë na e bëj dhe për ne. Pse e bën për Shqipërinë s’më takon mua të them mua, por një ndër arsyet është se keni Edi Ramën kryeministër.

Nesër në fier kemi një takim me përfaqësuesit e ministrisë së Turqisë për ndërtimin e spitalit të Fierit ndaj për këtë arsye pasnesër do të shfaqim dhe infrastrukturën ku mbahet vaksina. Unë sot do të jem nga të parët që do të bëj vaksinën mbyll kuriozitetet e vrimës së çelësit.  Shqipëria në këtë luftë ka qenë as më pak as më shumë sa një vend tjetër i suksesshëm”, ka thënë Rama. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!