Rama: Do skanojmë shefat e ujësjellësve me ndihmën e donatorëve, abuzuesit bizneset e hotelet

schedule13:09 - 29 Tetor, 2021

schedule 13:09 - 29 Tetor, 2021

Pasi u bëri “dush të ftohtë” drejtorive të ujësjellës-kanalizimeve kryeministri Edi Rama tha se do t’u bëjnë një skanim me ndihmën e donatorëve dhe të bashkëpunëtorëve. Në skaner Rama tha se do të futen burimet njerëzore dhe shefat e ujësjellësve. Abuzimi shtoi më tej kryeministri nuk bëhet nga familjet por nga bizneset dhe hotelet.

Ky është një ofendim i madh në radhë të parë për pensionistë dhe kthehemi te e njëjta fabul sikur me energjinë, ata që nuk paguajnë ankohen se s’kanë bukë, dhe ata që mund të ankoheshin nuk e bene dhe ishin paguesit më të rregullt. Abuzimin më të madh  s’e bëjnë konsumatorët familjarë, por bizneset dhe hotelet, abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë. Nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë që përveç të tjerash janë të mbështetur nga shteti.

Dua të them se kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit ndaj ministria e energjisë dhe infrastrukturës duhet të ndërhyjë menjëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel. As Korca de Pogradeci që janë në një stad tjetër si paguajnë dot Kreditë dhe këtu s’jemi në kushtet ku po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë vetë kreditë por jemi në kushte ku kërkojmë të ndërpritet kjo hemorragji papërgjegjshmëria dhe të ndërpritet ky film  që vazhdon i pandërprerë. Ne kemi përgjegjësi që nuk mund ta shmangim dot dhe s’mund ta delegojmë dot më duke iu thënë qytetarëve se ujësjellësin e ka bashkia, qytetarët kërkojnë shërbimin s’duan të dinë se kush e ka.

Pjesa dërrmues e bashkive në shkelje të ligjit. Kur vjen puna për të marrë përgjegjësinë e delegojnë te qeveria, ne do ta marrim këtë përgjegjësi dhe bashkarisht do ta ndryshojmë kursin e kësaj historie duke iu lutur donatorëve dhe partnerëve që me ndihmën e tyre do bëjmë skanim të të gjitha burimeve njerëzore të ujësjellësve, çfarë profili dhe kapacitetesh kanë drejtorët e ujësjellësve, çfarë kanë të gjithë shefat e ujësjellësve. Sugjerimi im për të gjithë ju do ishte që ti merrni masat vetë

Me këtë tabelë të humbje duke filluar nga Vlorë e duke shkuar poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni po aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë që nga drejtuesit dhe te kushdo që ka përgjegjësi menaxhimi. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë një proces rekrutimi serioz për këto ndërmarrje sepse këto janë ndërmarrje jo mall i huaj, të cilit prej 30 vjetësh i bihet me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët. Këtë e bëmë për të dhënë mesazh të qartë për të gjithë, dhe për të marrë ne përgjegjësinë“, shtoi Rama.