Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në konferencën e përbashkët me Dimitar Kovaçevskin se një tjetër samit i Ballkanit të Hapur po përgatitet për t’u mbajtur në Shqipëri.
Nga Shkupi Rama bëri me dije se vende të tjera kanë shprehur interes për të qenë pjesë, ndërsa tha se marrëveshjet e kësaj nisme janë përshpejtim i Procesit të Berlinit.
“Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që ka vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij procesi, pavarësisht se vendet tona mbeten motori i këtij projekti. Këtu kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë që këtkojnë të jenë pjesë për të krijuar sinergji. Më vjen mirë që procesi i Berlinit ka rifillluar. Ballkani i Hapur është jetësim i procesit të Berlinit. Marrëveshjet e Ballkanit janë përshpejtim i procesit të Berlinit”, tha Rama. /abcnews.al