Rama: Do hedhim në diskutim statusin e pensionistit që vazhdon të punojë, çfarë ndodh me emigrantët

schedule12:56 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 12:56 - 24 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë prezantimit të vendimit të ri të qeverisë për ndërveprimin me qytetarët se një tjetër temë që do të hidhet për diskutim me anë të pyetësorit është pensioni i atyre që vazhdojnë të qëndrojnë në punën edhe në moshën e pensionimit. Rama foli edhe për amnistinë për emigrantët që duan të formalizojnë kursimet e tyre në vend.

“Në pamje të parë duket sikur konsensusi lidhur me këtë është logjik. Por duam të sigurohemi që kemi jo mbështetje të një shumice që na ka votuar, por përtej saj. Për këtë arsye pyetësori shkon në këtë drejtim në lidhje me të ardhmen e shtëpisë sonë të përbashkët. Kësaj shtëpie i vijnë dëme pikërisht nga ndasia dhe sherri politik.

Një tjetër problematikë është statusi i pensionistit që vazhdon të punojë. Ka njerëz që pensionistëve që vazhdojnë punën nuk u duhen kërkuar më kontributet. Nga ana tjetër një pensionit që vazhdon punën zë një vend pune. Dhe duke mos dorëzuar kontribute mungon një kontribut në arkë.

Të gjithë janë nevojtarë. Më tutje është një temë shumë kontraverse me një potencial të madh, qoftë për të marrë të mira të përbashkëta. Tema e amnistisë së plotë për emigrantët që duan të formalizojnë kursimet e tyre. Kjo temë na përcakton ne në raport me të tjerët jashtë. Ndërkohë një përgjigje nga shqiptarët përtej partive, ka një vlerë të posaçme”, tha Rama. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!