Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier është ndalur edhe tek çështja e spitaleve.
Rama e cilësoi si heroizëm punën e mjekëve dhe infermierëve sidomos në spitalet Covid. Sipas kryeministrit “një Tire apo disa Tire” nuk mund të hedhin hi mbi këtë heroizëm.
“Për mua janë heronj. Puna e tyre është përtej limiteve që mund të kuptojmë. Është e dhimbshmeqë një Tire apo disa Tire të hedhin hire mbi heroizmin e tyre. kjo është një çështje që adresohet me sistem dhe sistemin kërkon reformë dhe reforma do kohën e vet.
Shumëkush flet sot për spitalet sikur vjen nga Hëna. Sikur nuk e di se ku kanë qenë spitalet. Kur morëm ne detyrën ishin njerëz që vareshin në kangjellat e QSUT dhe ulërinin se nuk kishin ilaçe. Ishin njerëz që shkonin në spital me batanije dhe çarçaf me vete. Nuk është aty ku duhet të jetë, por që ta krahasosh kuptohet”, tha Rama. g.v/abcnews.al