Rama dhe Manastirliu në Rrogozhinë e Kavajë: Sot arrijmë mbi 150 mijë vaksinime

schedule14:23 - 1 Prill, 2021

schedule 14:23 - 1 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Rrogozhinë dhe Kavajë.

Manastirliu tha se sot do të arrijmë në mbi 150 mijë vaksinime në total, ndërkohë që bëri me dije se vaksinimi do të vijojë me intensitet për të zbritur në grupmosha të tjera.

“Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime. Pra përfundojmë mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani. Vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar dhe më pas për të zbritur edhe në fashën edhe grupmosha të tjera” , tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se përveç mjekut të familjes, kërkesat për vaksinim po vijojnë edhe në portalin e-Albania.

“Përveç thirrjes nga mjeku i familjes,  të gjitha ata që nuk janë regjistruar ende, portali e-Albania tashmë funksionin dhe janë regjistruar 15 mijë kërkesa për vaksinim, të cilave po t’iu kthehet përgjigje për vijimin e këtij procesi”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se vaksinimi do të vijojë edhe në orët e pasdites.

“Qendrat do të vijojnë të jenë të hapura edhe pasdite, derisa të ketë mbaruar qytetetari i fundit. Ky është një proces që e ka marrë tashmë rrugën e vet dhe nuk do të ndalemi”, nënvizoi Manastirliu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!