Rama dhe Hoti nënshkruajnë 14 marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë

schedule12:57 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:57 - 2 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Avdullah Hoti kanë nënshkruar marrëveshjet ndërqeveritare mes dy vendeve pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Marrëveshjet specifike janë nënshkruar më pas nga ministrat përkatës të dy qeverive.

14 marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid -19

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!