Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama dhe Basha thirrje SPAK për hetimin e Berishës, Meta: Banale, kush ka fakte ti çojë te drejtësia

schedule13:33 - 15 Prill, 2022

schedule 13:33 - 15 Prill, 2022

Deklarata banale i ka konsideruar presidenti Ilir Meta thirrjet e kryeministrit Edi Rama dhe reagimin e ish-kreut të PD Lulzim Basha, se SPAK duhet të hetojë personat e shpallur non grata duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nuk kam dëshirë  të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë aq më tepër kur vjen nga ajo politikë që do sillte drejtësinë e re dhe aq të ëndërruar. Çdo politikan kur ka fakte vepra të shpërdorimit të detyrës falsifikimit e krimit i çon në institucionet e drejtësisë. Unë kam çuar mjaft dokumente dhe këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz, ndërsa përpjekje për të dhënë udhëzime nga kongresi i PS se deri ku e kanë limitin dhe se si të bëjë drejtësi me regji janë përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga shmangia e shtetit. Është detyra e drejtësisë të tregojë integritet“, tha Meta.

Teksa Shtetet e Bashkuara te Amerikeës vijojnë politikën e tyre të vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe shpalljes non grata të individëve të dyshuar si të përfshirë në korrupsion, ish-kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi që drejtësia shqiptare të nis hetimet ndaj çdo zyrtari ndaj të cilit janë vendosur këto sanksione, përfshirë edhe Sali Berishën. Berisha nuk e vonoi përgjigjen e tij ndaj sfidës së Bashës me drejtësinë. Ish-kryeministri tha dje se Basha është njeriu më i shqetësuar nga drejtësia dhe jo vetëm ajo shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!