Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur që përkohësisht të mos zgjedhë një pasues për Ditmir Bushatin në Shkodër, pas përjashtimit të Valdrin Pjetrit.
Në këto kushte emergjence, Rama ka zgjedhur që punët e partisë të drejtohen nga një komision me 4 persona në qarkun Shkodër.
Ai ka rikthyer në vendlindje Musa Ulqinin, i cili do të punojë për unifikimin e partisë, së bashku me sekretarin organizativ, Arben Pëllumbi. Të dy do të punojnë edhe me deputetët e zonës, Senida Mesi dhe Luan Harusha.
Ky komision do të ndjekë procesin zgjedhor në Partinë Socialiste qarku Shkodër, ndërsa paralelisht, një komision qytetar me 13 anëtare po punon për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të institucioneve lokale, të dorëhequr me urdhër të kryeministrit. /ABC News Albania 24/7