Rama-deputetëve: Takoni të lëkundurit, çfarë doni më nga PS-ja! Opozita? Janë humbës kronikë

schedule18:31 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:31 - 1 Shtator, 2020

Edi Rama u kërkoi deputetëve socialistë që të zbresin në bazë dhe të takojnë qytetarët, sidomos të zhgënjyerit dhe të lëkundurit. Opozitën e cilësoi një humbëse kronike.

Shumica e shqiptarëve tanimë bazuar në normën e re të listave të hapura do të jetë më e gjerë. Unë nuk do të them asnjë fjalë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të shohim te ata, aq më pak kërkojmë nga vetja, sa më shumë flasim për ata, aq më shumë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë. Ata janë humbës kronikë. Më mirë se cdo gjë dinë të gjejnë rrugën e humbjes.

Ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten, por edhe për ne, sepse nuk na stimulojmë të përmirësohemi më shumë dhe më shpejt dhe nuk stimulojmë opinionin publik të mprehë këndvështrimin mbi të gjithë ne. Duhet të shohim te lëkundja e disave, pritshmëria e papërmbushur, te zhgënjimi dhe e disave brenda familjes sonë të madhe në territorin që mbulon gjithë partia socialiste për t’i arritur, prekur dhe kuptuar këto ndjesi. Nuk duhet të shikojmë jashtë nesh, por brenda, jo rrotull njëri tjetrit, por te vetja.

Më lejoni të bëj një kopjac të vogël, ‘duhet të pyesim jo cdo bëjë PS-ja për mua, por unë për PS-në’. Nuk kemi më kohë, përballja me gjykimin e popullit është nesër. As kohë për të rrotulluar arra nëpër gojë nuk kemi. Cfarë mund të kërkoni më ju nga PS-ja, që t’i bëni hyzmet pa u lodhur.

Cfarë mund të kërkoni tjetër ju, për t’iu përgjigjur njerëzve që kanë nevojë t’ua qani hallin edhe kur nuk ua zgjidhni. Cfarë mund të kërkoni pas 7 vitesh apo disa prej 3 vitesh për të bërë 7 herë më shumë për këtë vend dhe njerëzit e këtij vendi. Ka vetëm një gjë që duhet të kërkoni nga vetja, llogari vetes. Jam po unë ai që i neveris ata që deputetët i barazojnë me të keqen” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!