Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama deputetëve: Takime me qytetarët / Kryeministri, porosi ligjvënësve të PS dhe Bashkisë së Tiranës

schedule19:28 - 4 Mars, 2026

schedule 19:28 - 4 Mars, 2026

Për 60 minuta, Edi Rama, mblodhi në selinë rozë deputetët  qarkut të Tiranës, ekipin drejtues të bashkisë dhe krerët e njësive administrative.

Në takim me dyer të mbyllura, kryesocialisti, porositi të tijtë të shtojne takimet ne tërren me qytetaret në zonat që mbulojnë.

Deputetët dhe ish deputetët e kryeqytetit duhet të koodinohen me bashkinë dhe në mbledhjet e ardhshme të raportojnë cështjet që shqetësojnë qytetarët ndërsa më shumë angazhim është kërkuar për hapësirat publike.



Socialistëve të kryeqytetit Rama u ka kërkuar riorganizim të brendshëm dhe anëtarësime të reja, ndërsa kjo forcë politike pritet të zgjedhë krerët e rinj të degevë në të gjitha bashkitë e vendit gjatë periudhës maj-qershor.

Ky takim vjen një ditë pasi Rama mblodhi kryesinë e partisë ku kërkoi riorganizim të strukturave dhe nisjen brenda muajit mars të një dialogu me anëtaret dhe simpatizantët në të gjithë vendin për të parë dhe dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!