Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, apelon palët politike për t’u ulur në dialog për zgjidhjen e ngërçit politik. “Është koha që dy palët politike të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë”- nis postimi i shpërndarë në rrjetin social Tëitter nga misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri pas takimeve që drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Euopian, Genoveva Ruiz Calavera zhvilloi me përfaqësues të partive opozitare në Tiranë.
Në këto takime është diskutuar për situatën politike në Shqipëri, pak përpara publikimit të raportit vjetor të komisionit Europian për vitin 2019, në muajin maj.
Menjëherë pas këtij apeli vjen mbështetja nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në rrjetin social Tëitter Rama u shpreh plotësisht dakort me delegacionin për faktin se ka ardhur koha që palët të dialogojnë.
“Reforma zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi dhe numërimi elektronik dhe penalitetet e reja për shitblerjen e votës duhet të na bëjnë bashkë” – shkruan Rama. Në fund Rama përsërit opozitës ftesën për t’u ulur në tryezën e reformës me status të barabartë.
/abcnews.al