Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se është shtyrë seanca plenare e caktuar në datën 25 prill, për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama me objekt “ Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit” . Data e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj Gjykata, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka kërkuar “përballje” në Kushtetuese me presidentin Ilir Meta ndërsa data ishte vendosur më 25 Mars 2021.
Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kujtojmë se padia është bërë pas përplasjeve të vazhdueshme të “dekreteve”, ku Ilir Meta vendosi për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj. E.L/abcenews.al/

