Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje ,por do t’i drejtohen gjykatës. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale ku sqaron se i propozon grupit parlamentar socialist dhe qeverisë që paratë e fituara nga gjyqet për shpifje të shkojnë në Fondin e Edukimit. Ky fond – shpjegon kryeministri- do të krijohet për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje-është shprehur kreu i qeverisë në rrjetet sociale. /abcnews.al