Sa i përket sistemit të konvikteve në arsimin e lartë publik Rama tha se brenda këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do të jenë të rindërtuara.
“Aktualisht, funksionojnë 8 shoqëri për akomodimin e studentëve (shoqëritë e trajtimit të studentëve) 3 prej të cilave janë në Tiranë dhe 5 të tjera në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë.
Mbështetja buxhetore që marrin nga buxheti i shtetit në shumën 350 milionë lekë duhet të rishikohet në rritje, pasi është në masë të ulët dhe i referohet çmimeve të përcaktuara me udhëzimin e vitit 2003.
Në Aktin Normativ të buxhetit 2018 që pritet të miratohet së shpejti, janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019.
Nëpërmjet një financimi total prej 16.8 milionë euro si më sipër, dhënë nga Qeveria Gjermane, do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 godinash të rezidencave studentore universitare në Tiranë (nga 37 godina që përllogariten të jenë në total në qytetin e Tiranës).
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë është duke negociuar me KFW për të vazhduar rehabilitimin e banesave studentore, për një projekt me vlerë 27 milionë euro nga të cilat 7 milionë euro grand dhe 20 milionë euro kredi.
Agjencia e zhvillimit turk ka ardhur dhe filluar punën në QS dhe është pjesë e programit dhe çka është pak e sigurtë dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet e Shqipërisë do jenë të rindërtuara”. /abcnews.al