Rama bisedë me studentët në Shkodër: Do fuqizojmë mësimin mbi teknologjinë

schedule19:01 - 11 Tetor, 2021

schedule 19:01 - 11 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama edhe pasditen e sotme ka zhvilluar një tjetër konsultim me studentët e gjimnazistët në qytetin e Shkodrës për të dëgjuar problematikat që kanë.

Shqetësimet kryesore që u ngritën ishin rreth bursave, kurikulave dhe apo mungesës së teknologjisë.

Pasi studentët ngritën shqetësimet e tyre, Rama u shpreh se teknologjia do të jetë me prioritet në sistemin e arsimit pasi tregu i punësimit krijon kushte dhe mundësi më të mëdha në këtë fushë.

Rama tha se do ndërtohet një strategji e re për rininë që do të jetë një udhërrëfyes deri në vitin 2029. Sipas tij edhe pse arsimi parauniversitar ka përparuar shumë ka ende shumë boshllëqe me probleme që duhet të adresohen shpejt.