Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, teksa deklaroi se “çifti” kërkon të marrë peng Shqipërinë.
Nga Devolli, Rama u shpreh se ata nuk janë njerëz të punës dhe janë futur në zgjedhje vetëm për hallet e tyre personale.
“Atje ka, akoma kazanët në Shkodër i mbulojnë plehrat. Kështu janë ata, nuk dinë, nuk duan dhe këtë herë është edhe më keq. Nuk e kanë fare mendjen as të mësojnë se si mund të bëhet më mirë puna. Këtë herë, është vetëm historia e halleve shumë personale të atij çiftit, çifti që as emrin nuk dua t’ia përmend se nuk ia vlen, kërkon të marrë pengje nëpër Shqipëri. Sot, Shqipëria është më e respektuar se ç’ka qenë ndonjëherë në sytë e botës. Sot, Shqipëria është një vend i cili ulet si i barabartë në të gjitha tryezat”, theksoi ai./abcnews.al

