Rama bën tris: Hera e parë që një kryeministër merr një mandat të tretë radhazi

schedule10:42 - 28 Prill, 2021

schedule 10:42 - 28 Prill, 2021

Nga Alberto De Filippis, euronews

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri kanë shpërblyer edhe një herë kryeministrin Edi Rama. As skandali i patronazhistëve nuk ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve.

Rama ka qenë në detyrë që nga viti 2013. Tri herë fitimtar, hera e parë në 30 vite që nga sistemi post-komunist që një kryeministër fiton mandatin e tretë. Socialistët fituan  49% të votave në krahasim me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës e cila fitoi 39% të votave.

Opozita ka denoncuar zgjedhjet duke thënë se ishin të manipuluara por nuk duket se ka ndonjë shpresë për të përmbysur rezultatin. Partia Social Demokrate që fitoi 3 vende deklaroi se dëshiron të bashkëpunojë me Edi Ramën.

Presidenti Meta ishte ndër ata që humbën. Lëvizja Socialiste për Integrim, një parti e udhëhequr nga  bashkëshortja e kreut të shtetit nuk mori mbështetjen që priste. Meta sigurisht mund të bënte vetëm një të mirë në një ditë të keqe për të.

Në një fjalim drejtuar popullit ai tha se qëllimi tij për të siguruar zgjedhje në paqe, pa dhunë dhe me pjesëmarrje masive u arrit. Por nga ana tjetër, opozita jo vetëm që nuk e njohu humbjen, por madje kishte njoftuar fitoren para se të dilnin rezultatet zyrtare.

Frika më e madhe që ekziston pas zgjedhjeve janë konfliktet mes njerëzve. Disa ditë përpara votimit, një person humbi jetën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!