Rama: Belshi do jetë pasqyrë prezantuese e një bujqësie të re

schedule11:47 - 1 Maj, 2023

schedule 11:47 - 1 Maj, 2023

BELSH- Partia Socialiste vijon fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga Belshi, ku u prezantua kandidati Arif Tafani, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Ai theksoi se të ardhmen e Belshit e sheh të lidhur me bukuritë natyrore, ndërsa liqenin e veçoi si një oaz, i cili sipas tij vijon të thithë vizitorë dhe turistë brenda dhe jashtë vendit.

“Arifi është shumë modest.  Modestia është një nga tiparet e tij më dalluese, edhe sot e teproi modestinë, duke më dhënë m jua merita, që në fakt nuk i kam. E kam pasur bindje, fiksim, që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik dhe e kam pasur këtë bindje që kur kam ardhur për herë të parë, që këtu ishte një tmerr.  Ky liqen ishte si një pellg i rrethuar nga plehra dhe ferra. Të ardhmen e kam parë tek ky liqen dhe pastaj e kam njohur Dumrenë, më gjerë se sa qyteza këtu. Belshi ka bukuri dhe potencial të jashtëzakonshëm  që më besonin, se sa kemi filluar ta vëmë në punë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se do punojnë me projekte konkrete, që Belshi të bëhet një shembull i ndërmarrjes bujqësore në Shqipëri.

“Brenda vitit një 150 mijë vizitorë e turistë, ndërkohë që atëherë jo që nuk bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush ishte këtu, e kishte mendjen të ikte. Do bëjmë çmos, që Bleshi të bëhet shembull i ndërmarrjes bujqësore, ku njerëzit të bashkojnë forcat, dijet, dhe të gjithë se bashku për të prodhuar me cilësia dhe duke e shitur sasi të madhe je ti që e vendos çmimin. Kjo është një ambicie, që duhet ta realizojmë me patjetër. Gjenerata e re e sistemit ujitës. Duhet të kalojmë tek uji që vjen me tubacion dhe kështu ujëmbledhësi strategjik atje përdoret në mënyrë racionale”, theksoi ai.

Ai u ndal edhe tek kundërshtarët politik në Belsh, ndërsa tha se ata janë “zara” në dorë të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas tij, dyshja në fjalë nuk merren konkretisht me shqetësimet e njerëzve, por me hallet e tyre personale.

Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se kur është puna për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë, qytetarët nuk duhet të shohin ngjyrat, por duhet t’i japin votën atij kandidati, i cili është administrator i mirë.

“Një lloj zari është puna e atyre. Ata hedhin zarat që të kapin çfarë të kapin. Bixhoz, që është rezultat i dëshpërimit dhe halleve të tyre. Qofsh i majtë dhe i djathtë, do që fëmijën ta çosh në shkollë të mirë, kush do t’i garantojë? Ai me atë kutinë e drurit me zara dhe domino brenda, apo ky që ka treguar se di t’i administrojë dhe ti jetë në dispozicion të të gjithëve”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!