Rama batuta përballë mjekëve: Më rezulton se të sharat më bëhen shëndet

schedule18:19 - 18 Nëntor, 2021

schedule 18:19 - 18 Nëntor, 2021

Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2022 nga ana e kryeministrit Edi Rama nuk kanë munguar batutat. Në bashkëbisedim me mjekët Rama foli për komentet fyese, duke thënë se deri më tani i ka rezultuar se të “sharat i janë bërë shëndet”.

“Nuk e  harroj kur ishim bashkë me rektorin dhe ministren kur kemi hyrë në sallën e parë të operacioneve kur u hap kirurgjia e re shprehjen e profesor Besim Elezit, kurrë nuk e kam guxuar ta imagjinoj se do ndodhte të isha para kësaj pamje në të gjallin tim.

Ndërkohë që ju po më ndiqni mua unë po shahem aty ne facebook. Se ju kur shaheni shaheni si kolektiv, ata, takove ata, rrit pagat e atyre hajdutëve, ata maskarenj, ata na rropën, ata na shkatërruan, pagat e atyre. Po ajo që është e qartë është që  i kemi ndarë punët edhe unë e ju e ata që na shajnë. Deri tani më rezulton që të sharat më bëhen shëndet”, tha Rama mes të tjerash.

Përpara mjekëve dhe infermierëve Rama premtoi që brenda mandatit të tretë pagat e tyre do të rriten me 40%. Ai tha se në shëndetësi është bërë shumë krahasuar me momentin që e morën këtë sektor në vitin 2013 kur erdhën në pushtet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!