TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili ndodhet në Samitin e Komunitetit Politik Europian, në Tiranë.
Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se “Është privilegj dhe unike të kesh mundësinë t’ia japësh apo mos t’ia japësh fjalën kancelarit gjerman”
Më tej, Rama shtoi se:
“Është privilegj dhe unike për ta përgëzuar, kancelarin e ri dhe të sapozgjedhur të Gjermanisë. Është në fakt mundësia e jetës, për të qenë kryeministri i Shqipërisë dhe të kesh mundësinë t’ia japësh fjalën apo mos t’ia japësh fjalën kancelarit gjerman, mendoni.
Pra, është fjala për ju kancelari Merz. Përgëzime dhe urime edhe njëherë dhe të gjithë presim me padurim, lidershIpin dhe udhëheqjen e Gjermanisë”, tha Rama, teksa ia dha fjalën kancelarit Merz.


