Rama batuta deputetin e Lushnjes: Konkurrencën me Braçen s’jua zgjidh dot

schedule14:18 - 26 Qershor, 2020

schedule 14:18 - 26 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka qenë në Lushnje, ku ka inspektuar punimet për impiantin e vaditjeve më i madhi në vend që po ndërtohet në këtë zonë.

Shefi i qeverisë thekson se me investimet më të fundit në bujqësi ky sektor ka pësuar ndryshime të mëdha.

Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, zv.ministri Dhimo Kote dhe deputeti i zonës, Bujar Çela, ka thënë se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, ku në momentin që Çela po numëronte punët e bëra, përmendi edhe zv.kryeminsitrin Erion Braçe, ndërsa Rama iu përgjigj:

“Konkurrencën mes jush nuk e zgjidh dot. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat.”

Pjesë nga biseda:

Rama: E di edhe vetë Saliu, se të tjerët po e po, se Dhimo ishte kryetar komune konsensual, që unë jam nxënësi i Dhimos për çështjet e bujqësisë dhe më kujtohet shumë kohë përpara, akoma pa ardhur Dhimo në qeveri, që më thoshte, rezervuari Janjas dhe i Thanës. Ti dekoratë ke fermerin, zv.ministrin e ke njollë.

Bujar Çela: Unaza bujqësore është një nyjë shumë e rëndësishme, është bërë një rrugë me standarde. Është rrugë shumë herë më e rëndësishme nga ajo e Mërtish-Tre ura që u bë në kohën e ardhjes së Erion Braçes deputet në atë zonë.

Rama: Këtë konkurrencën me Erion Braçen nuk jua zgjidh dot Bujar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!