Rama-Bashës: I jep gojës si ustai jot, por ti je kopja! Trego anën origjinale, të flasim për bashkëqeverisje

schedule12:24 - 14 Tetor, 2021

schedule 12:24 - 14 Tetor, 2021

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha është tensionuar kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga të dyja palët. Me ironi Rama i tha Bashës se nuk e konkuron dot ish kryeministrin Sali Berisha për të shara, duke e cilësuar kreun e PD një kopje të tij. Rama nënvizoi se është i hapur për debat, por përmes ideve. Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se kur të arrihet kjo, ndoshta mund të diskutojnë për bashkëqeverisje me Bashën.

Kur vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri mos u anko se të vjen Foltorja këtu. Nëse do debat idesh, debat argumentash, debat opinionesh, interpretimesh faktesh, bëje, e nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko që të vjen foltorja në bisedë. Nëse vjen këtu e lëshon të shara, e akoma se din nëse je në gjumë apo realitet. Dil këtu, thuaj ato që ke për të thënë dhe mos u fut në garë se kush shanë më shumë. Për të shara, nuk e konkurron njeri ustain, është sharësi dhe shpifësi më i madh që ka jetuar në hapësirën shqiptare. Bëj debat, e mos hy në historira si klinika, sepse ti je shumë larg, ai është origjinali dhe ti kopja. Kur të kalosh nga kopja te origjinali, atëherë kushedi ndodh dhe bëhesh gati për bashkëqeverisje”, tha Rama.

Debati u agravua pas deklaratave të kryetarit të PD-së, i cili tha se Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën të ndihet keq, duke iu referuar përplasjes me Berishën. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!