Rama, Basha dhe Ruçi urojnë festën e Kurban Bajramit

schedule10:23 - 21 Gusht, 2018

schedule 10:23 - 21 Gusht, 2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë në këtë ditë të shenjtë përmes rrjetit social facebook. Në një postim sot në mëngjes, Rama përcjell urimin për Kurban Bajramin, të shoqëruar me një video që tregon punën për ringritjen e disa objekteve të kultit të fesë myslimane në Berat, Tiranë, Gjirokastër e Delvinë.

Në postimin e tij, kryeministri Rama shkruan se xhamitë janë pjesë e thesarit sonë të trashëgimisë historike e kulturore.

Një urim në këtë ditë feste ka ardhur edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili ka bërë thirrje që tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë edhe me tolerancën si qytetarë.

Edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha uron që lutjet e tij të shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”-shkruan Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!