Në emisionin Log. të gazetarit Endri Xhafo, është diskutuar për çështje të ndryshme që prekin Ministrinë e Kulturës në lidhje me librin, librin që botohet në Shqipëri dhe matanë kufijve. U diskutua për të drejtat e autorit, për sistemin e bibliotekave, librat me Kosovën dhe panairin e librit.
Petrit Ymeri, kryetar i shoqatës së botuesve, i ftuar në studio sëbashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti, kërkoi më shumë vëmendje nga zonja Ministre për librin në projektet e ministrisë në muajt në vazhdim, sidomos për krijimin e një organizmi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Xhafo, se cili ka qenë Ministri i Kulturës i cili ka pasur më shumë vëmendje për librin, Petrit Ymeri u përgjigj që ‘Ministri i Kulturës që ka qenë deri në fund të viteve 1990-të bisedonte shumë gjatë me ne për probleme të punës me librin, edhe kur u bë kryetar bashkie, ai i cili është kryeministër sot.
Ai ndejti pak si Ministër Kulture dhe kështu që nuk mund të themi që ai ka qenë ministri më i mirë i Kulturës’.
Endri Xhafo: Është e vërtetë që kur është bërë kryeministër nuk ka ardhur asnjëherë te panairi i librit?
Petrit Ymeri: Kështu kam përshtypjen.
/abcnews.al