Rama: Raportin s’e lexova, “Antishpifja” kalon pas reflektimit të rekomandimeve të Venecias

schedule18:40 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:40 - 6 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk e ka lexuar ende progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij thekson se e rëndësishme është se progres raporti është pasqyrë krejt tjetër e pasqyrave që sipas tij, opozita përpiqet t’u paraqesë shqiptarëve.

Rama iu përgjigj edhe deklaratave të djeshme të përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane, i cili tha se miratimi i Kodit Zgjedhor pa konsensus, hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme.

“Për hir të vërtetës nuk e kam lexuar ende progres-raportin sepse kam qenë i angazhuar gjithë ditën me shumë punë të tjera. Nesër pres komisionierin ku do të diskutoj gjerë e gjatë. Progres raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqej t’u vënë përpara shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës por ndërkohë kanë hesapet e luftës për pushtet në radhët e opozitës. Edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte krejt e kundërta, ndryshe nga se u tha duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm dhe një tym që ta kapi kush ta kapi për të shkuar pas atyre që duan t’i çojnë njerëzit në rrugët e tyre qore në përpjekjet për pushtet, që nuk do t’u dali gjëkundi”, është shprehur Rama.

Gjithashtu ai është shprehur se paketa antishpifje do të kalojë në kuvend sapo të jetë përfunduar reflektimi i rekomandimve të Komisionit të Venecias.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!