Rama: Albin Kurti s’mund të më bëj pis, Mini-Shengenin e mbështesin SHBA-të

schedule23:38 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 23:38 - 19 Dhjetor, 2019

Një ditë para se të mblidhet në Tiranë, samiti i Mini-Shengenit Ballkanik, të cilin Prishtina zyrtare e ka refuzuar, Kryeministri Edi Rama u ka folur qytetarëve të Kosovës përmes valëve të “Klan Kosova”.

Rama tha se projekti nuk do të ndalet dhe se për këtë ka mbështetjen e SHBA-ve, ndërsa kritikoi qendrimin e Kosovës dhe të Albin Kurtit.

“Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetëizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime”, ka thënë kryeministri Rama.

“Palmer më ka kërkuar 2 vende sepse do të dërgojë dy njerëz të tij nga Departamenti i Shtetit. Unë po nuk besova nuk e bëj. Unë besoj që kjo është rruga. E di që kur udhëheq ke kosto. Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre se nuk kanë bërë asnjë punë akoma dhe janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush, të më kompleksojë duke më bërë pis”, ka thënë Rama në Klan Kosova.

SHBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin “stop një herë, se nuk është koha” – tha Rama duke shtuar edhe një tjetër kunj për Kurtin:  “Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut”.

Përpos mini-shengenit, Rama foli edhe për ndihmën që dha Kosova në situatën e rendë që krijoi termeti. Edhe këtu ai përmendi SHBA-të.

“Kosovës ia kanë krijuar projektin vëllezërit amerikane, projektin sizmik. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luaj dhe t’i dëgjojë si në këtë kohë kur duket që gabimisht nuk kanë nevojë për ata (amerikanet). E kam thënë edhe më herët, unë nuk dua të bëj një polici si të Francës apo Italisë, por si të Kosovës. Policia e Kosovë është spektakël dhe kjo patjetër që është meritë e atyre njerëzve, po të ishte politika e Kosovës sa çereku i policisë së Kosovës, yhy…- ku do të ishte Kosova?” u shpreh Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!