Kryeministri Rama ka vijuar akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike për përfshirjen e këtij të fundit se ka qenë hetues gjatë luftës së UÇK-së.
Gjatë konferencës për mediat gjatë ditës së sotme, Rama tha se Basha duhet të dalë dhe të japë sqarim për akuzat dhe jo të heshtë dhe të shmanget për tu përballur me to.
“Unë nuk kam bërë asnjë akuzë, akuzat i bëjnë dëshmitarët. Çdo lider duhet të bëjë një sqarim. Kjo është një gjë që unë kërkoj nga Basha. Duhet të dalë dhe të japë sqarim. Kaq kërkoj unë. Ne si Opozitë në atë kohë votuam kundër, PD-ja në pushtet bashkë me palën tjetër, votuan pro. Të tjerat pastaj, që jo është politike, jo zgjedhjet, jo atë e këtë.
Ai të dalë e të thotë, kam pasur këto arsye, kam bërë këtë e këtë. Kjo nuk funksionon, nuk bëhet duke thënë që Rama ka bërë komplot. Se çfarë bën Edi Rama, e gjykon kushdo përveç Bashës që duhet të dalë e të thotë se çfarë ka bërë ai, jo unë. Ai pretendon të drejtojë shtëpinë e përbashkët, duhet të japë llogari. Nuk do ti ta dish përshembull se çfarë mendon realisht Lulzim Basha nga A-ja tek ZH-ja?
Patjetër që do. Prandaj e ngre këtë çështje, është karakteri i lidershipit që testohet para njerëzve.
Është e pamundur në këndvështrimin tim që një lider politik që kërkon të udhëheqë vendin të bishtnojë. Unë e kam pak të ekzagjeruar këtë tipar, u dal ballë të gjithave. Të lë unë PS-në që të vërë vulën?
Nuk kam unë akuza, akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë dhe shmangia e vazhdueshme për tu përballur me to, nga akuzat apo kundërakuzat mbi ata njerëz që… unë nuk e kuptoj çfarë arsye kanë ata që i adresohen Bashës?
Pse nuk i adresohen dikujt tjetër? Nuk është bindëse që unë qenkam mashtrues…pse? Si mund të jem unë i interesuar që ta akuzoj Bashën deri në fazën që të jetë i papërdorshëm? Nga pikëpamja politike flas. Kjo çështje nuk zgjidhet duke më sharë mua…”, tha Rama.
n.d./abcnews.al