Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Akuza ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, e hatashme! Zhurma politiko-mediatike nuk e zhbën dot punën transformuese

schedule09:41 - 28 Dhjetor, 2025

schedule 09:41 - 28 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në podcastin ‘Flasim’ deklaroi se drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, e cila ka udhëhequr për 12 vite vizionin e transformimit digjital, ndodhet nën masë sigurie për një akuzë që, sipas tij, duhet vlerësuar me durim vetëm nga drejtësia.

Rama theksoi se gjykimi nuk duhet të bëhet nga zhurma politike dhe mediatike, por nga procesi ligjor deri në daljen e së vërtetës. Ai vuri në dukje se falë Karçanajt dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të rëndësishëm që nga viti 2022.

Sipas Ramës, vendi është renditur në grupin A me maturitet të lartë, duke u ngjitur nga vendi i 68 në vendin e 14 në renditjen ndërkombëtare. Kryeministri shtoi se ky vlerësim bazohet në një raport objektiv të Bankës Botërore, i cili nuk justifikon shkelje ligjore, por dëshmon përparimin e bërë në shërbim të qytetarëve.

“Drejtoresha e AKSHI, Linda Karçanaj gruaja që ka udhëhequr vizionit tonë për transformimin digjital me dije dhe vullnet për 12 vite, gjendet në një masë sigurie me një akuzë të hatashme, për të cilën duhet të pritet me durim nga drejtësia dhe jo nga çorba politike dhe mediatike derisa të dalë e vërteta e saj. Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh që nga 2022.

Këtë herë jo vetëm që renditemi në grupin A me maturitet të lartë, por me një rritje të denjë nga raporti paraprak me 0.72, këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68 në vendin e 14 mes gjithë atyre vendeve, duke lënë pas vende të tjera falë punës dhe vullnetit, duke vënë teknologjinë në shërbim.

Ky është një raport objektiv që vlerëson 4 fusha. Nuk justifikon asnjë shkelje të ligjit që pretendohet që kanë ndodhur, gjë të cilën na e thotë vetëm ligji, ndërkohë që zhurma politike dhe mediatike nuk e zhbën dot veprimtarinë e AKSHI-t, që mund ta verifikoni nga linku i raportit në Bankën Botërore.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!