Rama: 4 protestuesit që u vranë më 21 janar shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, parlamenti s’bën gjyqe

schedule10:36 - 21 Janar, 2021

schedule 10:36 - 21 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 10-vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard, qeveria ka vendosur t’i shpallë ata Dëshmorë të Atdheut. Rama u shpreh se drejtësia për ta është e papërfunduar por shtoi se sistemi i Drejtësisë është i pavarur dhe nuk është parlamenti ai që bën gjyqe.

“Në këtë 10 vjetor qeveria ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit”. 21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve dhe përtej plagës së madhe që hapi në shoqërinë tonë shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë. Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekjen e transformimeve demokratike. 

Sot kemi të gjitha arsyet për t’u përulur para kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar, Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së madhe të qeverisjes së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti për të garantuar lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar.

Kemi siguruar që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëpyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit apo hapësirës përtej gardhit pavarësisht akseseve të përsëritura me të cilat shoqëria është përballur. Të gjithë janë dëshmitarë që tani është kthyer në normë se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për t’u dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qeveria e Shqipërisë ka pasur jo vetëm vullneti për të dëgjuar por edhe karakterin për të reaguar deri duke kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes të drejtës së vet arsye të cilat kanë treguar që ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet ndërsa protestuesit që duhet të dëgjohet dhe vlerësohet duke i dhënë të drejtë për argumentin. E drejta nuk është gjithmonë me ata që protestojnë

Ata ngrenë akuzën në drejtimin tonë duke thënë që drejtësia për 21 Janarin është e papërfunduar por duke ngatërruar kohën që kemi sot dhe nuk jemi që prej 1990 kur politika, partia në qeveri mund të bëjnë atë që i takon ta bëjë drejtësia, Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë. As ministri i Drejtësisë as kryeministri nuk ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë.  Është drejtësia që i bën këto. Krejt e pavarur nga pushteti. Shumëkush e konsideron këtë përpjekje për të justifikuar faktin se drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!