Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët se tërmeti dhe pandemia kanë goditur ekonominë në vendin tonë. Rama tha se në vendin sot janë 13 mijë të papunë prej pandemisë, nga 33 mijë që ishin në fund të karantinës duke bërë krahasime edhe me vendet e tjera të rajonit.
Kreu i qeverisë deklaroi se papunësia në muajin shkurt në vendin tonë ishte më e ulëta ndonjëherë në vend që prej vitit 1991. Ai shtoi se në vend nuk do të ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra.
“Dua që të them se një ditë para tërmetit, projeksionet për ekonominë shqiptare ishin shumë optimiste dhe pozitive. Duke iu referuar shifrave zyrtare dhe institucioneve financiare, papunësia për vitin 2019 sipas Bankës Botërore ishte më e ulëta për rajonin tonë. Pritej të shkonte edhe më poshtë. Borxhi ishte me trajektore rënëse. Gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë të Covid-19.
Masat e marra nga Gjermania, konferenca e donatorëve që na çliroi nga ankthi se do na duhej të spostonim gjithçka duke lënë menjëanë çdo investim kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë, duke parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes së nëse do kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10 të prodhimit të përgjithshëm, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim. Vetëm gjatë javës së fundit kemi marrë tre masa të tjera për nxitjen e zhvillimit ekonomik. Sot ne kemi një shifer të saktë, 13 mijë persona ende të pa integruar nga 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës.
Flas për emra të regjistruar. Hyjmë tek vendet që kemi humbur më pak. Jemi sot në kushtet kur numërohen gati 1 milion minus në Rumani, apo në Kosovë 45 mijë. Serbia 200 mijë. Këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një mrekullie por se duam të ripunësojmë sa më shpejt ata që ishin në punë . Qëllimi është që në harkun e një viti ta tejkalojmë shkurtin e këtij viti ku në 11% papunësi, kemi arritur nivelin më të ulët të papunësisë që nga vitit 1991. Nuk do ketë më pagë minimale nën 300 mijë lekë të vjetra”, tha Rama./mv. abcnews.al

