Ralf Gjoni: Marrëveshje Rama – Basha? Balla: Zgjedhjet nuk shtyhen

schedule15:30 - 16 Maj, 2019

schedule 15:30 - 16 Maj, 2019

Temë e debatit në foltoren e parlamentit u kthye edhe teza për një marrëveshje të mundshme politike mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës për zgjedhjet e ardhshme.

Ndjesinë për ekzistencën e një marrëveshje politike mes kryeministrit Rama dhe krydemokratit Lulzim Basha, deputeti i dalë nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni, kërkoi ta konfirmojë, në mungesë të shefit të qeverisë, me numrin dy të socialistëve.

Ralf Gjoni: “Zoti Balla, po iu drejtohem ju si kryetar i grupit të mazhorancës, grupit socialist. A ka marrëveshje politike? Sepse kjo mvete për t’u sqaruar këtu në këtë parlament. Po përflitet nëpër media se Rama dhe Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike”.

Sekretari i përgjithshëm i socialistëve, i vuri pikën fundore historisë së shkruar nga tjetërkush.

Taulant Balla: “Aq i sigurt është zhvillimi domosdoshmëria, obligimi detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhje më 30 Qershor, është njëlloj sikurse dielli lind në Lindje dhe perëndon në Perëndim”.

Pasi përgëzoi policinë e shtetit për menaxhimin e protestave të opozitës, një konsideratë për këto të fundit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!