Ivan Rakitic u transferua nga Barcelona te Sevilla, duke u rikthyer në “shtëpi”. Pas këtij transferimi, mesfushori kroat foli edhe për Lionel Messin, që duket larg Barcelonës…
“Messi? Respektoj vendimin e të gjithëve dhe mbi të gjitha respektoj Barçën. Çdo lojtar duhet të bëjë atë që mendon se është më e mirë për të. Personalisht mund të them se nuk e kam patur të lehtë të largohem pas gjashtë vitesh.
Besoj se zgjedhja më e mirë e mundshme për të gjithë lojtarët është gjithmonë Barça”, përfundoi Rakitic. Messi, mbetet “kryefjala” e kësaj merkatoje vere…/abcnews.al