Barcelona mposhti 5-2 ekipin e Mallorca mbrëmjen e kaluar dhe u rikthye në krye ë renditjes. Vendi i parë ndahet me Real Madrid dhe të dy gjigantët spanjollë numërojnë nga 34 pikë pas javës së 15-të.
Leo Messi shënoi një tregolësh fantastik duke vendosur rekorde njëra pas tjetrës. Ernesto Valverde nuk i kurseu elozhet për yllin argjentinas dhe Luis Suarez, i cili shënoi një gol të pabesueshëm me finte.
Por jo vetëm sulmi. Valverde është i kënaqur edhe me Ivan Rakitic. Kroati, i cili mendohet se do të largohet në janar, e nisi ndeshjen si titullar, dhuroi një asist në fitoren e thellë dhe u largua nga fusha në minutën e 72-të.
“Kontributi i tij është i dukshëm, Rakitic po na ndihmon shumë, më duhet ta pranoj këtë fakt. Kroati po zhvillon një futboll të nivelit të mirë dhe është treguar gjithmonë një profesionist“, thekson trajneri i Barcelonës. /abcnews.al