Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka dalë nga ambientet e SPAK, ku edhe u paraqit ditën e sotme. Ai ka theksuar se ka qenë në ambientet e SPAK për të dorëzuar disa dokumente.
“Nga Bashkia e Kamzës investohet në të mirë të qytetarëve. Pasi ata më mbështetën dhe votuan më 14 maj. Ky ishte qëllimi i ardhjes time sot, me dëshirën time”, ka thënë ai në një koment të shkurtër jashtë ambienteve të SPAK.
Kujtojmë se Rakip Suli është thirrur për herë të tretë në SPAK.
Më kontretisht, prokuroria po kryen hetime ndaj Rakip Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, duke nisur nga “Shperdorimi i detyres”, “Shkelja e barazisë në tendera dhe korrupsionit. Në kudër te ketyre hetimeve agjentë të byrose kombëtare të hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit./abcnews.al