Një foshnjë e porsalindur është vrarë në sulmet ruse në një maternitet në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës gjatë natës, sipas një zyrtari ukrainas, sipas CNN.
Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, tha të mërkurën se forcat ruse kishin goditur me raketa një maternitet në Vilnyansk.
Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Disa zona të rajonit të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e cilëson atë pjesë të territorit rus.
/abcnews.al