Raketat ruse godasin anijen civile në Odessa, 7 të vrarë dhe disa të plagosur

schedule12:45 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 10 Tetor, 2024

Raketat ruse kanë goditur një anije civile me kontejnerë në një port në rajonin Odesa të Ukrainës, duke vrarë shtatë persona dhe plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë, raporton BBC.

“Ky është sulmi i tretë në një anije civile në katër ditët e fundit,” tha guvernatori i rajonit, Oleh Kiper, duke shtuar se Rusia kishte shënjestruar infrastrukturën portuale dhe të gjitha viktimat ishin ukrainas.

Sulmi i fundit në një nga portet e Ukrainës në bregun e Detit të Zi përkoi me një turne evropian nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili po viziton liderët në Londër, Paris dhe Romë.

Ai është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer në Downing Street përpara se të zhvillojë bisedime me sekretarin e ri të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili paralajmëroi këtë javë se Ukraina mund të përballet me dimrin e saj më të ashpër që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në 2022.

Zelensky do të takohej me Presidentin e SHBA Joe Biden së bashku me aleatët e tjerë perëndimorë në Berlin të shtunën, por Biden e anuloi udhëtimin e tij për shkak të kërcënimit ndaj SHBA nga uragani Milton./abcnews.al