Raketat godasin sërish Kievin, Zelensky: Rusia do të mbajë përgjegjësi

schedule08:46 - 18 Tetor, 2022

schedule 08:46 - 18 Tetor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë me dije se edhe këtë mëngjes ka pasur shpërthime në kryeqytet.

Ai tha se objektivi ishte një objekt i infrastrukturës kritike në rrethin Desnianskyi.

Qytetet të tjera si Kharkiv, Mykolaiv e Dnipro janë goditur gjithashtu nga raketat ruse këtë mëngjes. Në Mykolaiv është raportuar për të paktën një viktimë mes rrënojave.

Presidenti i Ukrainës i është përgjigjur sulmeve ruse të mëngjesit të sotëm në qytetet ukrainase

“Ukraina është nën zjarrin e pushtuesve. Ata vazhdojnë të bëjnë atë që bëjnë më së miri, terrorizojnë dhe vrasin civilë. Në Mykolaiv, armiku shkatërroi një ndërtesë banimi me raketa S-300. Një person ka vdekur. Sulme ka pasur edhe te tregu i luleve, parku i gështenjave. Pyes veten se çfarë po luftonin terroristët rusë në këto objekte absolutisht paqësore? Shteti terrorist nuk do të ndryshojë asgjë për vete me veprime të tilla. Ai vetëm do të konfirmojë thelbin e saj shkatërrues dhe vrasës, për të cilin sigurisht që do të mbajë përgjegjësi”, shkroi Zelensky në Telegram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!