Odise Roshi nuk ka dalë të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Izraelit, me sulmuesin që është detyruar të lërë grumbullimin e kombëtares.
Një dëmtim i ka prishur planet e fierakut për të qenë nënurdhrat e Edy Rejës, pavarësisht se stafi bëri maksimumin për të qenë gati për duelin e të premtes.
Ndërkohë mungesa e tij pritet të mos jetë problem për Rejën, pasi për sfidën ndaj Izraelit do të ketë në dispozicion Armando Brojën, i bashkuar ditën e djeshme me ekipin dhe Myrto Uzunin, që ka kaluar dëmtimin. /f.a/abcnews.al